75 Mall Live Search
12:38 / E Premte, 20 Shtator 2024 / mp

Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet për disa çështje penale

Prokuroria Speciale Prishtinë, ka njoftuar se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

“Ajo është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim.