75 Mall Live Search
12:20 / E Martë, 05 Gusht 2025 / mp

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për veprën penale “nxitja e përçarjes” ndaj Igor Popoviqit

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj I.P., për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe e mosdurimit”.

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj I.P., për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe e mosdurimit”.

Zyrtari serb, Igor Popoviq akuzohet se me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, transmeton KosovaPress.

“Sipas aktakuzës, I.P. ka mbajtur një fjalim publik, me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë qytetarësh, ku ndër të tjera ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: “…Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendës dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK-ja – organizatë terroriste” dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: “Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe…”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Igor Popoviqit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për deklaratat e tij ofenduese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.