16:33 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzon aktakuzën për rastin e veteranëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka lajmëruar përmes një njoftimi se aktakuza e njohur si “Rasti i veteranëve” është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit kjo aktakuzë është plotësuar sipas vërejtjeve të dhëna nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se aktakuzën e plotësuar dhe njohur në opinion si “ Rasti iveteranëve”, e kemi dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Aktakuza është plotësuar sipas vërejtjeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu duke pasur parasysh kompleksitetin e rastit, kemi kërkuar afat shtesë, të cilit i jemi përmbajtur me përpikëri” thuhej në njoftim./Indeksonline/