Prokuroria speciale e Kosovës po përgatit aktakuzë kundër dy ish-gjeneralëve serb për krime lufte
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka treguar se Inteligjenca serbe ka zbuluar që Prokuroria Speciale e Kosovës është duke përgatitur aktakuzë ndaj dy ish-gjeneralëve që ishin pjesë e luftës në Kosovë.
Bëhet fjalë për Ljubis Dikoviç dhe Bozhidar Deliç, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
“Për çdo gjeneral që Prishtina mendon se duhet të shkojnë, ju e dini se çfarë do të jenë veprimet e organeve tona. Unë nuk besoj se kryeministrja serbe do të kundërshtoj këtë lloj vullneti politik dhe do të marrë një vendim tjetër.”, tha Vuçiq./Indeksonline/