75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / S Z

Prokuroria Speciale jep detaje për intervistimin e ministres Rizvanolli

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka njoftuar se ajo është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.