Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq të akuzuar për krime lufte e dhunim seksual

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin dënues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq për krime lufte kundër popullatës civile.
“Vendimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Prokuroria Speciale fton të gjithë qytetarët, institucionet publike dhe viktimat e dhunës seksuale të vazhdojnë të denoncojnë këto raste në Prokurori dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
PSRK rithekson përkushtimin për të hetuar dhe sjellë para drejtësisë, të gjithë autorët e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare.