21:38 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Prokuroria Speciale në fazën e hetimeve, aktakuzat ende të fshehura

Prokuroria Speciale e cila pritet t’i ndjek penalisht ish-pjesëtarët të dyshuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën pretendimet për kryerje të krimeve të luftës, tani ndodhet para publikimit të aktakuzave të para, por që ende mbetet e fshehur koha se kur do të ndodhë kjo.

Ndonëse zyrtarë të Prokurorisë Speciale nuk ka cekur numrin e mundshëm të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të dyshuar për krime lufte, ata kanë thënë se prokurori special është në fazën e hetimeve por që për arsye profesionale dhe ligjore nuk mund të ofroj me shumë informacione për publikun, apo për numrin e të akuzuarve në këtë rast.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ne mund të themi vetëm se Prokurori Specialist nuk komenton statusin e hetimeve për arsye profesionale, ligjore dhe etike”, thuhet në përgjigjën e Chris Bennett, nga zyra e prokurorit specialist dhënë për Indeksonline./Indeksonline/