Prokuroria Speciale në Hagë kthen pajisjet që i morën kur i arrestuan krerët e OVL-UÇK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se nesër Prokuroria Speciale në Hagë do të kthejë pajisjet, të cilat i kanë marrë po të njëjtën ditë kur i arrestuan Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, shkruan Indeksonline.
Ai tha se për t’i marrë këto e kanë autorizuar avokatin Tomë Gashin.
“Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të japë sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona…?”, shtoi Klinaku.
Kthimi i këtyre paisjeve pritet të bëhet në ora 10:00./IndeksOnline/