75 Mall Live Search
18:31 / E Martë, 11 Qershor 2024 / k.v

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për dy vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.O.

Për të pandehurin N.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 5 lidhur me par 2 dhe 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm” nga neni 404 par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.