16:29 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një gruaje kosovare që i ishte bashkangjitur ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër V.B., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.         

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL-Nusra” në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është larguar nga Kosova, duke kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të Shkupit- Maqedonia Veriut, me pasaporte të Kosovës, së bashku me dy fëmijët e sajë dhe bashkëshortin.

Nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar drejtë Stambollit dhe më tutje drejtë Sirisë, ku pas bashkimit në grup terrorist, burri i saj E.H, është vrarë me datën 30.04.2015 në Siri,  kurse e pandehura  ka qëndruar atje deri në kohën kur është  deportuar në Kosovë me datën 20.04.2019,-

Me këto veprime e pandehura V.B. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.