Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një personi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.
Sipas aktakuzës i pandehuri N.K.duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023,në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”.