16:46 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj A.P, që para një viti rrezikoj persona nën mbrojtje ndërkombëtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit A.P. shtetas i Republikë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri A.P. me datën 5 maj 2019, ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.