75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / k.v

“Mati 1″/ Prokuroria Speciale shënjestron rastin ku janë ngrirë 6.9 milionë euro asete

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është shenjëstruar  rasti i koduar “Mati 1”,  për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”,  dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €. Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.