75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Prokuroria tërhiqet nga ndjekja penale në drejtim të ish-zëvendësministrit të FSK-së

Prokuroria është tërhequr nga ndjekja penale në drejtim të ish-zëvendësministrit të FSK-së në kohën e Isa Mustafës, Fadil Gashi.

Sipas avokatit Besnik Berisha, fatkeqësisht kjo ndjekje penale Gashit i ka kushtuar me lirimin e tij nga detyra si ish/zv.ministër.

“Fatkeqesisht, kjo ndjekje penale z. GASHI i kushtoi me lirimin e tij nga detyra si ish zv. minister i qeverise Mustafa, pasoje kjo tejet e rende per nje zyrtar qe nuk ka bere shkelje ligji.Koha te sanksionohet edhe abuzimi me te drejten diskrecionale, ne te kunderten, do kemi hetime e deshtime pafund, me pasoje jo vetem per pushtetaret, por edhe per qytetaret”, ka shkruar Berisha, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se një epilog të tillë e kishin parashikuar dhe paralajmëruar që në shqyrtimin fillestar kundër Gashit./Indeksonline/