Prokuroria Themelore në Ferizaj ngriti 101 aktakuza për dy javë
Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza (8), në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur tetëdhjetë e katër aktakuza (84) ,ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur nëntë (9) aktakuza.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.