Prokuroria Themelore ne Pejë deklarohet për rastin: Po ndërmirren të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar

Gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Pejë, ku si pasojë u plagosën dy persona.
Pas Policisë së Kosovës, edhe Prokuroria Themelore ne Pejë është deklaruar lidhur me këtë rast, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.
“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi.
Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.
