Prokuroria thërret konferencë për media për tentim grabitjen dhe plagosjen te argjendaria në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren sot do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin e tentim grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren.
Konferenca do të filloj nga ora ora 15:00.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, do të mbajë sot (18 nëntor 2021) konferencë për media lidhur me rastin e tentim grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren.
Konferenca do të mbahet nga ora 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prizren, kati tretë, (Zyra e Kryeprokurorit) – Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn.,duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19“, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/