10:38 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Prokuroria tregon se janë gjetur 44 trupa të djegur

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë, se 44 trupa të djegur janë gjetur në autobus, e jo 45 siq është raportuar deri tani, shkruan Alsat.

Ai po ashtu ka bërë me dije, se sipas të mbijetuarve ka pasur 8 që kanë shpëtuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”.