Prokuroritë themelore brenda ditës ngritën 56 aktakuza

Prokurori i Shtetit brenda 24 orëve ka ngritur 56 aktakuza, kundër 73 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa siç bëhet e ditur n ë komunikatën për medie, gjatë të hënës janë ndaluar 15 persona të dyshuar, transmeton IndeksOnline.
Më poshtë e gjeni të plotë raportin e Prokurorit të Shtetit, me të dhëna të veçanta për prokuroritë themelore në Kosovë:
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 10 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur
pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza, kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër
të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar.
Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të
njëmijenjëqindenjë (1101) fidanëve, për shkak të dyshimit të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka
ngritur njëzetetre (23) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve një (1) person të
dyshuar. Gjithashtu, nga kjo Prokurori është ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka
ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur
pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër dhjetë (18) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të
dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur dy (2)
aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9)
aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.