12:09 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prokuroritë themelore ngrisin 65 aktakuza gjatë një dite

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si edhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të përkohshëm pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person nga Komuna e Prizrenit, është përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

Një (1) pistoletë modeli GOLD custom ERIC 2010, 9 MM, me nr. serik N9933849;

Një (1) karikator i pistoletës;

Një (1) kartelë leje për armë shenjëtarie me nr.kartele GA1901280042760 në emër të N.T.;

Një (1) fishek kalibri i panjohur;

Dhjetë (10) gëzhoja të fishekëve.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të përkohshëm pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person nga Komuna e Prizrenit, është përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza ndaj dhjetë  (22) personave. Gjatë ditës se djeshme, është raportuar për një trup të pajetë në qytetin e Pejës. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Po ashtu gjatë natës se mbrëmshme në qytetin e Pejës ka pasur të shtëna me armë zjarri, derisa Policia e Kosovës është në ndjekje të personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.