20:07 / E Diele, 01 Maj 2022 / AR

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës: Po hetohen mbi 9 mijë raste krime lufte

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venedictova tha se zyra e saj po hap raste të reja të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, të cilat arrijnë total prej 9,158 çështjesh penale.

“Ne kemi identifikuar tashmë kriminelë të veçantë të luftës. Ka 15 njerëz në rajonin e Kievit për shembull, 10 prej tyre në Bucha. Ne po i kërkojmë ata përgjegjës për torturë, përdhunim dhe plaçkitje“, tha Venedictova.

Në lidhje me identifikimin e viktimave në Buça, prokurorja njoftoi se disa trupa nuk mund të identifikohen, për këtë arsye janë mbledhur mostra të ADN-së.

Rastet për të cilat po punohet përfshijë edhe rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy.

Venedictova shtoi se Ukraina po merrte ndihmë ndërkombëtare në hetimet e saj, të cilat po vijojnë.

“Tani kemi një ekip ekspertësh francezë dhe ekspertë nga Sllovakia. Ne presim ekspertët nga Lituania të martën e ardhshme”, tha ajo.