23:47 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Prokurorja speciale, Katica Janeva niset drejt burgut të Shutkës

Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi 30 ditë paraburgim, Katica Janeva, prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut është nisur për në burgun e Shutkës.

Janeva u arrestua sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Penal vendimin për paraburgimin e saj.

Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesë së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec./alsat m/