75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Promovohen dy libra kushtuar ish-Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi

Në ambientet e Bibliotekës  Kombëtare “Pjetër Bogdani” sot  janë promovuar  dy nga librat që  kanë për temë veprën e dhe jetën e Kolonelit, tashme të ndjerë, Ahmet Krasniqi.

“Shtatëmbëdhjetë Shtatori (Ditar nga Burgu)” dhe “Shqiptarët në luftë kroate” janë të përgatitura nga shkrimtari Skënder Zogaj.

Sipas recensentëve, të dy librat flasin për kolonelin më të mirë në mesin e ushtarakëve dhe përmes tyre mund të kuptoni më shumë rreth jetës dhe veprës së ish Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Ish-ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi u vra në rrethana misterioze në Tiranë me 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Ende nuk dihet se kush ishin autorët që vranë kolonelin.

Në 20 vjetorin e vrasjes kolonel Ahemet  Krasniqi u rivarros vitin e kaluar më 21 shtator 2018  në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.E gjithë kjo u krye me ceremoni shtetërore, ku përveç familjarëve, morën pjesë shumë figura publike e qytetarë të shumtë. Indeksonline