75 Mall Live Search
17:13 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / A. M.

Promovohet libri “Çjerrje maskash apo sfidë tradhëtive” i veprimtarit Halil Geci

Në ambientetet e Biblotekës Kombëtare të Kosovës u promovua libri i autorit Halil Geci “Çjerrje maskash apo sfidë tradhëtive”. Në promovimin e këtij libri morën pjesë shumë personalitete, aktivistë e veprimtarë të çështjes kombëtare.

Studiuesi dhe folkloristi Mehmet Rukiqi vlerësoj lartë kontributin e familjes së Bajraktarit të Drenicës duke kujtuar Miftar Bajraktarin, bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës i cili ra heroikisht në mbrojtje të atdheut . Ai tha se lufta dhe veprimtaria e  Bajraktarit  të Drenicës u përcoll edhe te pasardhësit e tij  siç janë edhe 7 Vëllezërit Geci e ku vuri në spikamë veprimtarin dhe autorin e librit z.Halil Geci.

No description available.

Në këtë libër  Halil Geci përmes shkrimeve analitike dhe vështrimeve vë në spikamë fenomene negative  të shoqërisë sonë që nga periudha e paraluftës e deri më sot si një lloj kronisti besnik i çështjes kombëtare.

Halil Geci në orbitën e vështrimeve dhe analitikës së tij bënë luftë me krimin dhe bartësit e krimit që për interesa meskine e vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit që u krijua me mund, djersë e gjak nga shumë breza deri në ditët tona. Halil Geci duke qenë edhe vet pjesmarrës në luftën çlirimtare dhe pas luftës veprimtar politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes shkrimeve të tij godet ashpër dhe i demaskon pikërisht udhëheqësit e LDK-së të cilët për interesa klanore devijuan nga fryma Rugoviane duke u bërë bashkëpuntor të krimit dhe tradhëtisë.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.