75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / S Z

Promovohet nesër “Dritarja për investime të diasporës”, pjesëmarrësve do t’u drejtohen Kurti e Hovenieri

Nesër në orën 09:30 lansohet “Dritarja për investime të diasporës” e organizuar nga Ministria e Financave dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e USAID-it për promovim të investimeve dhe qasje në financa.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ngjarjen promovuese të “Dritares për investime të diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për promovim të investimeve dhe qasje në financa. Kjo ngjarje do të mbahet të martën më 16 korrik, nga ora 9:30, në Swiss Diamond Hotel, salla Dyar.”

Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do t’u adresohet kryeministri Kurti, ambasadori Hovenier, ministri Murati dhe drejtori menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.

“Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do t’u adresohet kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, dhe drejtori menaxhues i FKGK-së, z. Besnik Berisha.”