12:28 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / L K

Promovohet nesër libri “Atletët e Lirisë”!

Të premten, më 14 qershor 2024, në vigjilie të 25-vjetorit të çlirimit dhe të lirisë së Kosovës, promovohet monografia historike politike “Atletët e Lirisë” e autorit Gjergj Dedaj, themelues, diplomat dhe lider i liberal demokracisë së Kosovës, kushtuar 30-vjetorit të aktivitetit epik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, 1991-2021!

Në këtë vepër pasqyrohen zhvillimet dhe ngjarjet politike të epokës së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ajo e luftës titanike dhe heroike të UÇK-së, në krye me komandantin Adem Jashari, Konferencen e Rambujesë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, nga presidenti dhe lideri i luftës dhe i paqes Hashim Thaçi, më 17 shkurt 2008, si dhe koha e konsolidimit të demokracisë, njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe progresit të Kosovës deri në vitin 2021!