75 Mall Live Search
18:53 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Promovohet “Trilogjia Gjermane” e Jusuf Buxhovit

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi gjatë ditës së sotshme ka promovuar triologjinë  ‘Trilogjia Gjermane’.

Në këtë triologji, Buxhovi përfshin romanet ‘Vdekja e kolonelit’, ‘Kujtimet e zonjës von Braun’ dhe ‘Kodi i dashurisë’, shkruan Indekslone.

Kjo trilogji është botuar nga Shtëpia Botuese “Pena”.

Autori Jusuf Buxhovi ka bashkëbiseduar me të pranishmit rreth rolit të shkrimtarëve në krijimin e vetëdijes politike, si bazë e projektit shtetëror si dhe ka shpërndarë libra për lexuesit./Indeksonline/