Prona luksoze e Brad Pitt-it u thye nga hajdutët tre muaj më parë, tani ajo u ble nga kolegu i tij i famshëm

Aktori Austin Butler ka blerë një pronë në Los Angeles nga aktori Brad Pitt , disa muaj pasi rezidenca u thye nga hajdutët. Sipas TMZ-së, Austin bleu rezidencën në lagjen “Los Feliz” për 5.2 milionë dollarë.
Pitt e bleu pronën dy vjet më parë në një shkëmbim pronash me Aileen Gettyn, trashëgimtaren e Getty Oil Company. Brad e mori rezidencën për 5.5 milionë dollarë, ndërsa Aileen bleu shtëpinë e tij të mëparshme për 33 milionë dollarë.

Vila ka pak më shumë se 185 metra katrorë, tri dhoma gjumi, dy banjo, një saunë luksoze dhe një pishinë të madhe.
Prona u shënjestrua nga hajdutë tre muaj më parë. Një zëdhënës i LAPD-së tha se tre të dyshuar “plaçkitën” pronën më 25 qershor, pasi u ngjitën në një gardh dhe thyen një dritare të përparme. Ata ia mbathën me një sasi të panjohur sendesh personale. Brad ishte në një turne promovues për filmin “F1” në atë kohë dhe nuk ishte në shtëpi.
Pitt bleu së fundmi një pronë të re për 12 milionë dollarë. Është një rezidencë në stilin spanjoll prej 8.000 metrash katrorë. Shtëpia e tij e re ka gjashtë dhoma gjumi dhe tetë banjo, plus gjithçka tjetër. Shtëpia më parë ishte në pronësi të kitaristit Dave Keuning dhe gruas së tij Emily. /Indeksonline/