75 Mall Live Search
09:07 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / A. M.

Pronarët e 3 kazinove sfidojnë shtetin e Kosovës, funksionojnë në zonën neutrale!

Ndonëse shteti i kishte mbyllur 4 vjet më parë disa kazino që zhvillonin veprimtari ilegale në brendësi të territorit të Kosovës, ato janë rihapur në afërsi të Karaçevës së Kamenicës.

Indeksonline ka parë nga afër funksionimin e katër kazioneve, 3 prej tyre me pronarë kosovarë e njëra me serb.

Këto biznese vazhdojnë punën në gjendje të rregullt, megjithëse në Kosovë kjo veprimtare është e dënueshme me ligj.

Rruga Rrogaqicë-Karaqevë është vendi që çon tek objektet e “meraklinjve” të lojërave të fatit.

Më poshtë, u sjellim një videomaterial që tregon vendndodhjen e kazioneve që gjenden në zonën neutrale, e që ajo kontrollohet nga KFOR-i.