75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pronarët e hoteleve: Urdhëresa për lejimin e mbajtjes së dasmave, çështje orësh!

Në faqen zyrtare të biznesenëve, thuhet se urdhëresa për lejimin e mbajtjes së dasmave është çështje e orëve.

Kjo pas takimit që kanë pas sot me ministrin e MTI-së, Vesel Krasniqi.

Ky është njoftimi i plotë:

Lajm i madhë!

Sot më 25.06.2020 mbajtem takimin me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Vesel Krasniqi për të qartësuar një herë e mirë amullin dhe konfuzionin e krijuar në lidhje me lejimin e mbajtjes së dasmave. Takimi ishte shumë i frytshem dhe ashtu si u propozua në mbledhjen e Qeverisë së 23.06.2020 që dasmat të fillojnë të mbahen. Takimi ishte mjaft i qart dhe shumë i frytshem është qështje e orëve për urdhresen nga MTI-ja.