Pronarët e Liverpoolit në bisedime për të blerë klubin e La Ligas

Tashmë kemi dëgjuar shumë raste ku po krijohet një rrjet i klubeve me të njëjtët pronarë.
Klubet si Chelsea, Manchester City dhe Lyoni janë nga këto klube të cilët e praktikojnë këtë gjë, ku ndihmon në zhvillim të lojtarëve.
Dhe të njëjtën gjë synon ta bëjnë edhe pronarët e Liverpoolit, “Fenway Sports Group”, të cilët dëshirojnë të blejnë klubin e njohur të La Ligas, Getafen.
Raportet muajin e kaluar deklaruan se skuadra e La Ligas ishte identifikuar si “klubi ideal” për FSG-në që të fillonte zhvillimin e modelit të tyre me shumë klube.
“The Athletic”, ka raportuar se bisedimet janë duke u zhvilluar midis FSG dhe presidentit të Getafes, Angel Torres, për një blerje të organizuar të klubit.
Torres kishte mohuar publikisht se Getafe ishte në shitje muajin e kaluar dhe më parë u tha se e kishte vlerësuar klubin me 160 milionë funte.
Vlerësimi i tij thuhet se tani është rreth 100 milionë funte, me bisedime që thuhet se janë duke vazhduar me pronarët e Liverpoolit, FSG./IndeksOnline/