16:34 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

Pronari dhe qeni darkojnë së bashku në restorant, video bën xhiron e rrjetit

Disa ditë më parë, Gemma u ndal pranë një restoranti në Neë York, ku hasi në një pamje të pazakontë.

Një video e pazakontë është bërë virale në rrjetet sociale. Një burrë shfaqet teksa darkon në një tryezë në shoqërinë e një qeni i cili ishte gjithashtu, si një zotëri i vërtetë, i ulur i qetë në një karrige.

“Unë kisha një pamje të bukur. Pronari po zgjidhte një fjalëkryq me një vakt dhe një gotë verë të kuqe. Qeni i tij po shijonte një tas me ujë që po pinte mirë”, tha Gemma Colon që kishte publikuar videon.

“Ishte vërtet e mahnitshme se sa mirë sillej qeni. Ai sillej më mirë se disa njerëz”, shtoi ajo për momentin në video që ka më shumë se tre milionë e gjysmë shikime. /abcnews.al

@gemmsauce

the purest friendship i ever witnessed 🥺 #nyc #dog #bestfriend #SyncYourMiO

♬ Married Life (From “Up”) – Sergy el Som