75 Mall Live Search
17:58 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / Gj. Sh

Pronari i Chelseas, Todd Boehly rikthen në punë Patrick Vieran

Ish-futbollisti i Arsenalit, Patrick Viera, pritet të rikthehet në postin e trajnerit.

“L’Equipe”, raporton se pronari i Chelseas, Todd Boehly, mendon për ta emëruar si trajner të Strasburgut, pasi javën e kaluar kompania e tij ka blerë aksionet e skuadrës franceze, shkruan IndeksOnline.

Francezi ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Crystal Palace në muajin mars, pas rezultateve të dobëta.

Skuadra e Ligue 1 – e cila kohët e fundit ishte në qendër të një blerjeje nga kompania mëmë e Chelsea, BlueCo – janë në kërkim të një menaxheri të ri pas ndarjes nga shoqëria me Frederic Antonetti./IndeksOnline/