Pronari i “Don Caffe” në Pejë dënohet me 500 euro gjobë, kishte 3 tavolina me nga 7 persona

Për Valon Tiganin, pronar i “Don Caffe”-së, në Pejë, viti 2021 nuk ka nisur mbarë.
Gjatë ditës së djeshme, ai është ndëshkuar nga Inspektorati… me një gjobë prej 500 eurosh, shkruan IndeksOnline.
Në gjobën e shqiptuar nga Inspektorati, si arsye ceket moskrijimi i kushteve për mbajtje të distancës në lokalin e sipërpërmendur.
“Unë gjobitëm pse i pata 3 tavolina me nga 7 persona, të cilët ishin familjarë, nëpër mbledhje e tubime partiake pjesë e të cilëve janë edhe inspektorët tubohen me dhjetëra e qinda njerëz. Këtu vetëm drejtësi nuk po shoh”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Megjithatë pronari Tigani thotë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarja e Inspektoratit, Monika Curri, gjobitë lokalin ku ai është edhe pronar.
“Kjo është e padrejtë, kjo inspektorja Monika Curri edhe para 3 javësh na ka dhënë gjobën për cigare. Ne të gjithë e dimë se në të gjitha lokalet distanca është e njëjtë, çdo kund ka mbledhi e tubime e vetëm mua më japin gjoba, është plotësisht e padrejtë”, ka thënë ai për IndeksOnline./IndeksOnline/