09:55 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Pronari i Liverpoolit: Fansa, më falni, e di që ju kam zhgënjyer!

Pronari i Liverpoolit, John Henry iu ka kërkuar falje fansave të Liverpoolit pak orë pasi ka vendosur të tërhiqet nga Superliga evropiane.

Henry ka thënë se e di që i ka zhgënjyer fansat e Liverpoolit dhe se pa ta nuk e mendon asnjë sukses.

“Unë dua t ‘ i kërkoj falje të gjithë mbështetësve të Liverpooit. Kam shkaktuar përçarje në klub për 48 orët e kaluara. Është e kuptueshme që projekti i paraqitur nuk do të qëndronte kurrë pa mbështetjen e tifozëve. Askush nuk mendoi kurrë ndryshe në Angli. Gjatë këtyre 48 orëve ju ishit shumë të qartë se nuk e përkrahni projektin. Unë ju dëgjova.

E di që i gjithë ekipi i LFC-së ka ekspertizën, udhëheqjen dhe pasionin e nevojshëm për të rindërtuar besimin dhe për të na ndihmuar të ecim përpara. Më shumë se një dekadë më parë kur u regjistruam për sfidat që lidhen me futbollin, ne ëndërruam atë që ëndërruat. Dhe ne kemi punuar shumë për të përmirësuar klubin tuaj. Ju premtoj se do të bëj gjithçka që mundem për të çuar përpara projektin e Liverpoolit” ka thënë pronari, John Henry./Indeksonline/