75 Mall Live Search
00:03 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pronari i lokalit në Pejë reagon pasi u dënua 500 euro për mos respektimin e distancës

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë se bashku me Qeverinë kanë vënë masa rigoroze në parandalimin e këtij virusi.

E, për të gjithë ata që nuk respektojnë të njëjtat rregulla po ka edhe dënime. Një biznesmen, pronari i një lokali në Pejë, ka qenë një nga “viktimat” e Inspekcionit, transmeton Indeksonline.

Është ky Bardh Gega, i cili përmes një postimi në FB ka treguar se sonte është gjobitur prej 500 eurove, kinse që distanca s’ka qenë e duhur mes tavolinave.

“Green Lounge&Bar Sonte u denu 500€ gjob gjoja se nuk kisha distance shikojeni oren ne kamer edhe vlersojeni vet dhe mrenda as nje person nuk ishte.

Falemnderit qe ketij shteti dikur i thojshim Nënë e tash kan hup shpresat per jete”, shkruan Gega.

I njëjti ka publikuar edhe disa imazhe brenda lokalit të tij.

Kujtojmë që gastronomia po punon me orar të kufizuar deri në 22:30, ndërsa po ndalohen shërbimet brenda lokalit./Indeksonline