11:24 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Pronari i lokalit të natës pengon policinë në detyrë, rasti shkon në procedurë të rregullt

Policia ka pranuar një informatë se të martën në ora 00:45, në fshatin Grackë e Vogël të Lipjanit, është duke punuar ende një lokal i natës.

Njësia policore ka vazhduar në drejtim të lokacionit ku në parkingun e lokalit kanë takuar pronarin e lokalit “Erdoniti”, B.K.,  (1987) nga fshati Baicë, ku i është kërkuar që të prezantojë mjetin identifikues dhe i njëjti ka refuzuar dhe është marrë për tu shoqëruar në stacion.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se duke e futur në veturën e policisë i dyshuari  ka rezisuar dhe aty kanë arritur edhe punetorët e tij S.K. (1995) dhe E.Ll., (1973) të cilët e kanë tërhequr të dyshuarin nga duart e policëve.

Pastaj aty janë afruar edhe disa persona tjerë që kanë qenë musafirë dhe policët janë detyruar të përdorin sprej lotësjellës.

Palëve ju është ofruar fillimisht ndihma mjekësore e më pastaj janë sjellur në stacion ku janë intervistuar.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili udhëzon që rasti të hapet për “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.  Rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/