Pronari i lokalit vrau dhe plagosi klientët e tij, detaje të reja nga tragjedia në Gjakovë
Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.
Po ashtu Indeksonline mëson se dorasi në këtë rast dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.
Indeksonline mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit./Indeksonline

