75 Mall Live Search
15:55 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Pronari i PSG-s ofertë për klubin e Serie A

Roma shumë shpejt mund të ndryshoj pronarë dhe të blihet nga sheikët e Katarit.

Fondi i Katarit, QSI,  pranë Presidentit të Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për skuadrën italiane.

Sipas L’Equipe ky fond ka bërë një ofertë prej 400 milionë që fillimisht është refuzuar nga Pallota, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, mediat autoritare franceze nxjerrin në pah faktin se Uefa nuk lejon për arsye etike që dy ekipe me të njëjtin pronar të luajnë në të njëjtën konkurrencë, qoftë Champions ose Europa League.

Një pengesë që nuk është e parëndësishme, por se Al-Khelaifi mund të mos bëhet pronarë i drejtpërdrejtë i Romës. /IndeksOnline/