Pronari i Steaua Bukureshtit, Becali: Do shkojë në Kosovë me 20 truproja…!

Pronari i Steaua Bukureshtit, Gigi Becali ka bërë një tjetër deklaratë interesante në lidhje me Kosovën.
Ai për mediat në Rumani tha se do të dërgojë 20 truproja në shtetin e Kosovës, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që javën e ardhshme, Drita luan ndaj ekipit rumun, ndeshje e vlefshme për UEFA Europa League, faza e play-offit gjysmëfinal.
“”Do t’i dërgoj rreth 20 truproja kur shkoj në Kosovë. Kështu më kanë thënë, që atje ka dhunë. Kam dëgjuar se janë bërë kërcënime. Nuk dua të them më shumë, nuk dua t’i fyej ata, por kështu është më mirë”, u shpreh Bacali
Drita fillimisht luan në Rumani, nesër (e enjte) dhe më pas ndeshjen e kthimit në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/