13:21 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pronari i supermarketit i merr armën grabitësit teksa merrte paratë te kasa

Një pronar i një supermarketi ka bërë një veprim të guximshëm duke i marrë armën një grabitësi që ishte futur në dyqan për të vjedhur.

Vijayakumar Gowsikan mori armën e zjarrit nga xhepi i grabitësit në momentin që ky i fundit po merrte paratë te kasa. Ngjarja ka ndodhur në Notingham të Britanisë.

Disa momente më vonë, grabitësi u kthye në dyqan me thikë por z. Gowsikan arriti të mbrojë dyqanin e tij duke hedhur shishe te autori i krimit, i cili më pas shpëtoi, shkruan BBC.

“Unë nuk e di se mi erdhi të veproja, thjesht e bëra atë,” tha Z. Gowsikan.

Nga pamjet e sigurisë shikohet se është dhe një person tjetër i cili ndihmoin grabitësin. Policia e Notingham ka bërë apel për këdo që i njeh dy hajdutët e përfshirë të kontaktojnë dhe të japin informacione për të bërë të mundur kapjen e tyre.