Pronari i Viva Fresh Store viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, i jep 10 mijë euro mbështetje

Në orët e vona të kësaj nate, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pronari i kompanisë Viva Fresh Store, Z. Xhevdet Rexhepi ka vizituar të lënduarit të cilët pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i frikshëm i bombolës së gazit në Ferizaj.
Më këtë rast, pronari i kopanisë, në shenjë mbështetje ndaj të lënduarve, ka vendosur që tu ofrojë ndihmë duke ndarë një vlerë prej 10,000 euro!
“Të gjithë të lënduarve, Viva Fresh Store ju uron shërim sa më të shpejtë, kurse familjareve të tyre, durim dhe kurajo, deri në shërimin e plotë të tyre!”
“Ta përkrahim, njeri-tjetrin!”, thonë nga kompania.