75 Mall Live Search
08:56 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pronari porosit Chiesan: Mos shko te Juventus, ata kurrë s’e fitojnë Champions Leaguen!

Federico Chiesa është synimi i radhës për Juventusin. Superylli i Fiorentinës po përflitet se është në bisedime me kampionët e Italisë.

Por, këtë e ka mohuar pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso. Ai ka thënë se Chiesa do të qëndrojë dhe se ka disa arsye për këtë.

Ndër të tjera, miliarderi amerikan ka thënë se nuk bën të kalohet të një skuadër që nuk mund ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve.

“E thashë që nga dita e parë, qëllimi për ta mbajtur Chiesan është primar. Kur bleva Fiorentinën, bleva tërë ekipin, jo vetëm një lojtar. Ai vetë më ka thënë se do të vazhdojë me skuadrën tonë. Ne e dimë që Juventusi mund të fitojë prapë në Itali, por ata nuk mund të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe nuk shoh arsye për të luajtur me një skuadër të tillë” ka thënë Commisso./Indeksonline/