09:32 / E Premte, 08 Korrik 2022 / OSH

Pronari rrah punëtoren në Ferizaj, arrestohet nga Policia

Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt ,
pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28
vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me
inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i
shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas
kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.


Në lidhje me këtë, hetuesit policor nga stacioni policor në Ferizaj i kanë
marr veprimet e nevojshme dhe me datën 07.07.2022 rreth orës 20:00
kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e
policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të
Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në
mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti
është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’