75 Mall Live Search
15:48 / E Premte, 08 Mars 2024 / G T

Pronarja e Newcastle United befson: E di se do të ketë klub nga Arabia në UEFA Champions League

Pronarja e klubit nga Premier League, Newcastle United, Amanda Staveley ka befasuar me një intervistë për “Bloomberg”.

Ajo thotë se një skuadër nga Arabia Saudite shumë shpejt pritet t’i bashkohet kompeticionit më të rëndësishëm të UEFA-s, Liga e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

“Jam shumë e sigurt se një klubi nga Arabia Saudite do të jetë në UEFA Champions League.

“Nuk e di se kur do të ndodh, por duke e njohur shtetin e Arabisë mendoj se s’do të zgjas shumë”, u shpreh Staveley

Kujtojmë që para disa muaji u diskutua shumë kjo çështje, por presidenti i UEFA-s, Ceferin kishte deklaruar se s’ka asnjë shans të ndodh një gjë e tillë./Indeksonline/