22:20 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

Propaganda e mediave serbe: “Infermierja shqiptare rrahë plakën serbe”

Është sulmuar fizikisht një e moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, nga një infermiere.

Ndërkohë mediat serbe shfrytëzuan rastin që të bëjnë propagandë. Duke publikuar rastin, mediat serbe i janë referuar se “infermerja shqiptare rrahë plakën serbe”, transmeton Indeksonline.

“Shqiptarja godet me shuplakë një plakë serbe në Pejë me mbështetjen e kolegëve të saj”, thuhet në një titull.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dyshohet se e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa Remize Kuqi incizoi pamjet.

Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë suspenduar, bashkë me një punëtore tjetër./Indeksonline/