14:59 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

ProPay – Kuleta juaj Digjitale nga Banka ProCredit dhe Mastercard®

Banka ProCredit lanson shërbimin më të ri Kuletën Digjitale ProPay 
 
Në vazhdën e digjitalizimit të shërbimeve bankare, për të ju mundësuar klientëve të saj realizimin e pagesave në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe efikase, Banka ProCredit lansoi Kuletën Digjitale “ProPAY”.


Ky shërbim është pjesë e Aplikacionit Mobil të Bankës brenda të cilit klientët mund të gjejnë një mori të shërbime të avancuara.


“Jemi krenar që Banka ProCredit vazhdon të jetë lider në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit të shërbimeve bankare. Me “ProPay” kuletën Digjitale ne jemi edhe një hape para avancimit të Aplikacionit Mobil, ku përveç shumë shërbimeve tjera tani klientët tan mund edhe të bëjnë pagesa përmes telefonit” tha Znj. Eriola Bibolli Drejtoreshë Gjenerale e Bankës ProCredit në Kosovë Kuleta Digjitale “ProPay” iu mundëson klientëve të bëjnë pagesa pa kontakt në POS terminale brenda dhe jashtë vendit. Për pagesa, mjafton të hapni ekranin e telefonit dhe të afroni tek lexuesi i POS terminalit, deri në vlerën 40 Euro pagesa do realizohet në mënyrë automatike, ndërsa për vlera më të larta do t’ju kërkohet autentifikim shtesë përmes PIN apo shenjave të gishtit.


E mundësuar me përkrahje nga Mastercard, Kuleta Digjitale “ProPay” i zëvendëson kartelat fizike, dhe është metoda më e avancuar e pagesave sot nëpërmjet teknologjisë MDES (Mastercard Digital Enablement Service) të Mastercard. Kjo teknologji është zgjidhje inovative e pagesave digjitale e cila përshpejton transaksionet, ju ofron kartelë-mbajtësve mënyra më të
mira për blerje dhe pagesa, si dhe ju ofron siguri gjatë kryerjes së pagesave digjitale.

“Mastercard ka qenë në krye të ndryshimeve në nivel global drejt kryerjes së pagesave pa kartela, duke u bërë kampione e pagesave të thjeshta, të sigurta dhe të shpejta çdo kund në botë. Zbatimi i aplikacionit mobil “ProPAY” në Kosovë erdhi si përgjigje ndaj ndryshimeve të
shpejta në sjelljen e klientëve, përfshirë këtu edhe rajonin e Ballkanit. Duke ndjekur trendet globale në kryerjen e transaksioneve, ne do të vazhdojmë të sjellim shërbime të këtilla edhe në të ardhmen, të cilat do t’i përmbushin kërkesat e klientëve si dhe do ta rrisin në një nivel edhe
më të lartë përvojën e klientëve,” thotë Vanya Manova, Menagjere e Mastercard për Kosovë, Bullgari, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.

Për momentin shërbimi ofrohet vetëm për poseduesit e telefonave Android të cilët mbështesin teknologjinë NFC (Near Field Communication), dhe kartelës Mastercard.​