16:09 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Propozim për ta shpëtuar Kampionatin Europian!

Ish-lojtari, Stefan Effenberg propozon që Kampionati Europian të zhvillohet vetëm në një lokacion dhe jo në 12 vende të ndryshme siç ishte planifikuar.

Situata e Covid-19 vitin e kaluar e shtyu Kampionatin Europian për vitin 2021, shkruan IndeksOnline.

Legjenda e futbollit, Effenberg beson se edhe këtë vit do të jetë shumë vështirë, andaj propozon që krejt kompeticioni të zhvillohet në një vend.

“Një Kampionat Europian në 12 vende të ndryshme edhe këtë vit është shumë vështirë. Andaj do të ishte mirë që kjo të mbahej vetëm në Gjermani”, ka thënë Effenberg.

Kujtojmë që UEFA e ka paraparë që kampionati të filloj nga muaji qershor./IndeksOnline/