75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Propozimi i Daut Haradinajt, të tri rezolutat të shkrihen në një të vetme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka propozuar në seancën e sotme, që tri rezolutat e paraqitura në parlament të shkrihen në një të vetme.

Sipas Haradinajt, rezolutat e propozuara kanë përmbajtje të ngjashme dhe si të tilla duhet të shkrihen në një rezolutë të përbashkët.

“I mora tri rezolutat e ofrume. Nëse i shohim përbrenda, pothuajse asnjë gjë nuk ndryshon brenda teksteve. Qëndrimet tona ishin të qarta që nga fillimi se nuk ka të drejt, as mandat kërkush me diskutu për ndryshimin e kufijve.

Ne nuk po flasim për shkëmbime territoresh, e kemi kushtetutën që si jep kërkuj mandat me ndryshu.

Merrni të tri rezolutat , shkrini në një. Kosova nuk është tu avansu çfarë po i kërkohet. Lëni lojërat politike në raport me Serbinë, mos bëni opozitarizëm. Ju lus miqësisht që të bashkohem , të harmonizojmë një rezolutë të përbashkët për të ecur tutje” ka thënë Daut Haradinaj./Indeksonline/