23:02 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Propozimi i ëmbël i vogëlushit për Arilenën, dëshiron të martohet më këngëtaren

Arilena Ara është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ajo me këngën “Nëntori” arriti të jetë pjesë edhe e koncerteve jashtë kufijve shqiptar.

Artistja nga Shkodra ka qenë së fundmi mysafire e Alketa Vejsiut në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, teksa u gjend para pyetjeve të fëmijëve.

Por, një nga momentet më të bukura ishte kur një vogëlush i propozoi Arilenës martesë, teksa ajo i tha që pas 15 vitesh, kur ai përsëri mund t’ia bënte asaj të njëjtën pyetje./Indeksonline/